Hapet edicioni i 19-të i Panairi të Librit "Tirana 2016"

9 Nëntor 2016 - 16:01      

Tiranë, 9 nëntor - Është hapur sot edicioni i 19-të i Panairit të Librit "Tirana 2016", me anë të një ceremonie të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, në ambientet e të cilit shtëpitë botuese do të prezantojnë dhe ofrojnë për publikun botimet e tyre për disa ditë me radhë.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, gjatë ceremonisë së hapjes u shpreh se gjatë panairit do të organizohen edhe disa aktivitete.

"Panairi i librit është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa hezitim që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Ky panair do të ketë shumë aktivitete, shumë risi dhe shumë promovime librash. Do të organizohen seminare, konferenca, mbi problemet e përkthimit dhe botimeve në gjuhën shqipe", citon AA Ymerin.

Në këtë panair marrin pjesë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe më gjerë.

Pjesë e panairit është edhe Instituti "Yunus Emre" në Tiranë, ku në stendën e tij do të prezantohen për publikun materiale nga aktiviteti i tij, si dhe materiale promovuese për Turqinë. Gjithashtu në stendën e Institutit "Yunus Emre" është ekspozuar edhe botimi i AA, i përgatitur për kronologjinë e tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.

Ky është panairi i 19-të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe do të qëndrojë i hapur deri më 13 nëntor, ndërsa marrin pjesë rreth 90 shtëpi botuese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...