9 Nëntor 2016 - 15:01
Më shumë se 1.5 milionë njerëz deri më tani e kanë vizituar ekspozitën me titull “David Bowie Is”, nëpër tetë lokacionet e hapura përreth botës, shkruan sot “Koha Ditore”. Shifrën e kanë konfirmuar zyrtarë të muzeut. Rreth 312 mijë të këtyre vizitorëve ishin pjesë e ekspozitës debutuese në Londër, në “Victoria and Albert Museum” , që u bë më 2013.
Ekspozita do ta kompletojë turneun ndërkombëtar në 10 vende, vitin e ardhshëm. Aktualisht është në javët finale të hapjes në “Museum of Modern Art” në Bolonjë dhe në janar do të hapet edhe në Tokio, para se ta finalizojë turneun në Barcelonë në muajin maj.
Deri më tani ekspozitat më të suksesshme që ka pasur muzeu “V&A” përfshijnë “Art Deco”, që ka pasur 1.17 milionë vizitorë, “Vivienne Westwood” me 844 mijë dhe “Surreal Things: Surrealism & Design” me 881 mijë sosh.
Geoff Marsh, bashkëkurator i ekspozitës “David Bowie Is”, ka thënë se janë jashtëzakonisht të kënaqur që këtë ekspozitë e kanë parë kaq shumë njerëz në gjithë botën.
“Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm nga vizitat tona të para nëpër arkiva e deri tek transportimi i ekspozitës në lokacionin e nëntë me radhë, në Tokio”, ka thënë ai.
Ekspozita është bërë më shpejt e shitura e “V&A”, qysh kur ishte hapur në mars të vitit 2013 dhe muzeu ka qëndruar i hapur edhe në mbrëmje deri vonë, për shkak të kërkesës së madhe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...