Foto: Koha / Ilustrim

Muaji mars jepet si afat i dytë për fillimin e ndërtimit të shkollës së baletit

9 Nëntor 2016 - 09:56      

Prishtinë, 9 nëntor – Edhe pse nuk është paraparë si projekt kapital në Projektligjin për buxhetin e vitit 2017, nuk ka plan për objektin e as nuk është caktuar lokacioni, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë planifikon që në mars të vitit të ardhshëm të nisë ndërtimi i shkollës së baletit.

Baleti Kombëtar i Kosovës qysh në fund të vitit 2015 kishte bërë kërkesë për ndërtimin e kësaj shkolle në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i ka thënë gazetës të martën se pavarësisht që nuk është paraparë në projektbuxhet, ndërtimi i shkollës do të bëhet në fillim të 2017-s.

“Buxheti akoma nuk është final dhe Ministrisë së Arsimit i është lejuar një fond bukur i madh pa destinacion. Janë një milion euro. E ky projekt do të hyjë në kuadër të këtij fondi. Me këtë fond ne do të nisim shkollën e baletit. Unë mendoj se deri në muajin mars do t’i kryejnë procedurat e prokurimit”, ka thënë Bajrami.

Ai ka shtuar se ende nuk është caktuar një lokacion për këtë objekt dhe madje as nuk është takuar me zyrtarët e Komunës së Prishtinës për ta diskutuar këtë gjë.

Bajrami po ashtu ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë objekt të madh, por një shkollë që do t’i plotësojë kushtet e nevojshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...