“Lost Exile” filmi më i mirë në New Delhi International Shorts Film Festival

8 Nëntor 2016 - 10:33      

“Lost Exile”, filmi i metrazhit të shkurtë me regji të Fisnik Maxhunit është shpërblyer në New Delhi International Shorts Film Festival me çmimin kryesor të festivalit, atij të filmit më të mirë.

Filmi ku luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, May-Linda Kosumovic, Sunaj Raca, Fatmir Spahiu, bën fjalë për trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova për në vendet perëndimore përmes Serbisë, dukuri kjo që ka prekur një numër të madh të familjeve kosovare në kërkim të një jete më të mirë.

Ndër presonazhet kryesore të filmit është një familjar i quajtur Emir që punon për botën e krimit lokal si trafikant njerëzish në mes Serbisë dhe Hungarisë, shkruan KultPlus. Hana, një grua e re nga Kosova dëshiron të largohet nga vendi i saj dhe takohet me Emirin për ta larguar atë.

Rrugës, kolegët e paskrupullt të Emirit e urdhërojnë atë të ndalet në një motel afër kufirit. Ata e shohin te Hana mundësinë për të fituar para duke e dhënë atë te një rrjet prostitucioni. Atë natë, Emiri përballet me një dilemë morale dhe njerëzore të tij teksa Hana do ta testojë guximin e saj për të ndryshuar jetën e saj dhe të arrijë të dalë në Evropë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...