TK i Tiranës fton dramaturgët shqiptarë në “Netët e leximit të dramës shqipe”

8 Nëntor 2016 - 10:04      

Nga data 3 nëntor deri më 28 dhjetor të këtij viti, Teatri Kombëtar i Tiranës organizon mbledhjen e materialit dramatik për edicionin III të “Netët e leximit të dramës shqipe”.

Ky teatër ka ftuar të gjithë dramaturgët shqiptarë në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë të paraqesin veprat e tyre brenda këtij harku kohor.

Në këtë njoftim thuhet se nga dy kopje të printuara dhe një në mënyrë elektronike të dorëzohen në [email protected]

“Në këtë edicion janë të papranueshme të gjitha veprat dramatike të cilat janë paraqitur në dy edicionet e mëparshme, me përjashtim të rasteve kur vepra në fjalë paraqitet dhe mbrohet nga një konceptim i mirëfilltë regjisorial”, thuhet në njoftim.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...