8 Nëntor 2016 - 10:50
Sipas tyre është e turpshme që salla që ka qenë në shërbim të korit, orkestrës dhe të këngëtarëve të shoqërisë t'i jepet në shfrytëzim me qira një biznesi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i SHKA “Agimi”, Xhemal Kabashi, ka pohuar dhënien me qira të kësaj salle, për shkak të vështirësive financiare duke thënë se do të ketë ridestinim të hapësirave të brendshme. Ai ka sqaruar se kori, orkestra dhe këngëtarët do ta kenë sallën e tyre në katin e sipërm. Para objektit të hënën janë parë punimet që kanë nisur brenda kësaj salle.
Ish-dirigjenti shumëvjeçar i korit të SHKA “Agimi”, Fikrim Emra, ka thënë se ai rastësisht përmes rrjeteve sociale është informuar se salla e korit është dhënë me qira.
Emra ka shtuar se është kundër që një pjesë e kulturës së qytetit të Prizrenit të degradohet në këtë mënyrë, marrë parasysh se prej gjirit të saj kanë dalë emra të shumtë të dalluar të kulturës shqiptare.
Mospajtimin në këtë drejtim ka shprehur edhe anëtari i kryesisë së ShKA “Agimi”, Kastriot Marku, duke theksuar se nuk e di se kush dhe si e ka marrë vendimin që kjo sallë e objektit të shoqërisë të jepet me qira... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...