8 Nëntor 2016 - 09:40
“Home Sweet Home” me regji të Faton Bajraktarit është shfaqur në sallën e Akademisë që ndan çmimet “Oscar” në Hollywood dhe në “Beverly Hills Wilshire – Screening Room” në Beverly Hills, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas producentit të këtij filmi, Trim Musliu, që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me ekipin që po promovon “Home…”, kandidati i Kosovës për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj është mirëpritur nga audienca amerikane.
Drama e filmit eksploron realitetin e pasluftës në Kosovë, kur ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitet katër vjet pasi që konsiderohet i vdekur dhe rikthimi i tij i komplikon gjërat për më të afërmit dhe të dashurit e tij, të cilët kanë shijuar benefitet e të qenit familjarë të një martiri.
Sipas Musliut, audienca amerikane ka vlerësuar lojën e aktorëve Donat Qosja e Shkumbin Istrefi, të cilët kanë role kryesore në filmin me skenar të Zymber Kelmendit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...