Rrugëtimi i Arapit në “imazhin mesdhetar” [video]

7 Nëntor 2016 - 21:28      

“Rrugëtim në imazhin mesdhetar”, nën këtë titull artisti Mustafa Arapi i solli publikut në Kosovë 31 peizazhe dhe disa vizatime.

Falë koloritit, punimet e piktorit, grafistit dhe restauratorit shqiptar i dhanë një hijeshi të jashtëzakonshme ambientit të Galerisë së ministrisë së Kulturës, ku u hap ekspozita, raporton Express i KTV-së.

Arapi tha se ka një arsye të fortë që merret me peizazhe dhe dëshironte të organizonte një ekspozitë të tillë. E arsyeja ka të bëjë me atë, që sipas artistit shqiptar, brezat e rinj nuk po merren shumë me peizazhe.

Kolegët e Arapit nga Kosova kishin fjalët më të mira për artistin shqiptar. E cilësuan si një prej vizatuesve më të mirë, dhe thanë se është nga artistët që ka shënuar rritje të shpejtë.

Kjo është hera e dytë që Arapi hap ekspozitë në këtë galeri.
Se a planifikon të realizojë një tjetër ekspozitë me peizazhe vetëm nga Kosova mund të kuptoni përmes videos më poshtë:

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...