7 Nëntor 2016 - 20:33
Edicioni i pestë i festivalit “Komedia Fest”, që është i bazuar në trashëgiminë e qytetit të Gjakovës, u hap me komedinë “Gënjeshtrat” të regjisorit Kastriot Saqipi, për të vazhduar më pas me “Profesor, jam talent se jo mahi” nën regjinë e Luan Dakës dhe “Mejhane” me motive nga vepra e Vaclav Havelit.
Një tjetër shfaqje që zgjoi interesim të madh të publiku ishte edhe komedia e realizuar nga regjisorja Burbuqe Berisha, “Për çaj te Hillary”.
Performanca në zhanrin e pantomimës së dyshes nga Finlanda, tetëdhjetë e gjashtë vjeçit që ende vazhdon t’i rezistojë skenës, Adam Darius, si dhe Kazimir Kolesnikut, që ishte njëra prej interpretimeve për t’u kujtuar, pasi që i kushtohej poetit të famshëm japonez të shekullit shtatëmbëdhjetë Matsuo Bashō.
Të shtunën mbrëma u prezantua edhe stand-up komedia “Fol popull” e aktorit tetovar Burhan Amiti, i cili rrëfente për problemet e tij më gruan si dhe pjesëmarrjen e tij në dasmat shqiptare.
Me monodramën e prodhuar nga teatri “Migjeni” nga Shkodra, “Seks?!!! T’faleminers, vetëm sa me e provue” është mbyllur java e këtij festivali në tempullin e traditës humoristike, raporton “Express” i KTV-së.
Aktorja Rita Xheka, nën regjinë e Merita Smajas, ka interpretuar tekstin e nobelisit të famshëm italian Dario Fo, që kishte të bënte me një temë të nxehtë, ajo e marrëdhënies seksuale ku ngrinte pyetjet si mund të mbahet gjallë dashuri, si mund të forcohet, si mund të ndihesh i lumtur.
Në edicionin e pestë të “Komedia Fest” me mirënjohje janë shpërblyer aktorët: Belqyzare Fejza, Faruk Begolli si dhe punonjësit në prapaskenën e teatrit të Gjakovës, Ibrahim Ukmaka, Mizion Gola dhe fotografi Shkëlzen Rexha.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...