Tetë projekte filmike nga rajoni në TIFF-Forumin të Tiranës

7 Nëntor 2016 - 11:05      

Tiranë, 7 nëntor - Për herë të parë organizohet në Tiranë projekti TIFF-Forum në bashkëpunim me Torino Film Lab, një aktivitet rajonal që nxit prodhimin kinematografik në Shqipëri dhe bashkëprodhimet në rajon.

Sipas organizatorëve të festivalit janë përzgjedhur 8 projekte filmike nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi që “do t’i nënshtrohen ekspertizës së njohur në Europë që ka sugjeruar Torino Film Lab dhe distributorëve të pranishëm, që do të bëjnë të mundur realizimin me sukses të këtyre projekteve rajonale”.

Ndërkohë Iris Elezi, drejtuesja e workshop-it shprehet se në “Tiff Forum do të jetë një workshop intensiv treditor për zhvillimin e skenarëve të filmave (të parë ose të dytë) artistike me metrazh të gjatë”, transmeton atsh. Sipas saj gjithçka konsiston në konsultime individuale, shkrim praktik skenari dhe leksione.

“Pas 3 ditëve shkrim skenari, me secilin nga projektet do të punohet për dy ditë me trajnerin për pitch e filmit.”, shprehet Elezi. Më tej organizatorët e festivalit konfirmojnë se sitën e fundit çdo pjesëmarrës do të prezantojë projektin dhe do të konkurrojë për Best Pitch Award. Kryetari i Jurisë që do të vlerësojë projektin më të mirë është regjisori i njohur Roland Sejko.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...