Gjon Gazuli vendoset në mjediset e Ambasadës shqiptare në Zagreb

7 Nëntor 2016 - 11:22      

Në kuadër të nismës për ekspozimin e personaliteteve historike, politike, artistike, kulturore, etj, të cilët kanë origjinë shqiptare apo kanë kontribute për çështjen shqiptare dhe që kanë vepruar në Kroaci, apo kanë kontribute në marrëdhëniet shqiptaro-kroate, në Ambasadën e Shqipërisë në Zagreb u mbajt ceremonia e përurimit të portretit të dijetarit, humanistit, akademikut, astronomit dhe diplomatit Gjon Gazuli (Johannes Gasulus).

Në aktivitetin e tij të larmishëm, ai ka shërbyer edhe si përfaqësues i interesave diplomatike të Skënderbeut pranë fuqive të kohës.

Portreti i Gjon Gazulit u shtohet atyre të Milan Shuflajt dhe Aleksandër Stipčević, që janë tashmë të ekspozuara në mjediset e Ambasadës tonë në Kroaci.

Mbi lidhjen dhe bashkëpunimin e Gjon Gazulit me Skënderbeun apo Besëlidhjen e Lezhës, foli Virgjil Kule, autor i Librit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i fundit”.

Ky aktivitet u mbajt në bashkëpunim me Shoqatën “Mbretëresha Teutë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...