7 Nëntor 2016 - 08:46
Ai tashmë ka në duar skenarin e episodit të tretë të sezonit të ri të serialit “The Americans” (Amerikanët), në të cilin do t’i bashkohet kastës me emra të njohur të botës së aktrimit në ShBA, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drama televizive është krijuar dhe realizuar nga ish-oficeri i CIA-së, Joe Weisberg, dhe ka pasur premierën në janar të vitit 2013 në rrjetin kabllor “FX”.
Seriali e zhvendos ngjarjen në fillim të viteve ’89 gjatë Luftës së Ftohtë. Historia rrëfehet përmes ngjarjeve të dy oficerëve sovjetikë që shtiren të jenë një çift bashkëshortor amerikan, që jetojnë në Washington D.C bashkë me fëmijët e tyre. Seriali deri më tani ka lansuar katër sezone.
Sezoni i pestë i “The Americans”, që përmban 13 episode, do të nisë të transmetohet vitin e ardhshëm. Në mesin e aktorëve që do të jenë pjesë e episodeve të reja është edhe Hoxha, i cili së fundi është duke realizuar karrierën e tij në Amerikë.
Hoxha ka thënë se nuk i lejohet të japë detaje të shumta për rolin e ri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...