7 Nëntor 2016 - 12:03
E diplomuar në “Academy of Placido Domingo” në Valencia, sopranoja që mori çmimin e parë “Marie Kraja” është e njohur për bashkëpunimet me emra të njohur të botës operistike. Mes tyre, Montserrat Caballé, Ruggero Raimondi, Plácido Domingo, Vladislav Piavko, Sergei Kaznacheev etj.
Në ceremoninë e mbajtur mbrëmjen e së shtunës vendin e dytë e ka zënë Andrew Kymach nga Ukraina, ndërsa çmimi i tretë i jurisë ndërkombëtare i është ndarë Klodian Kaçanit, shkruan sot “Koha Ditore”. Mataraze është zgjedhur fituese në mesin e tetë finalistëve, me interpretimin e aries së operës së njohur “Anna Bolena” të kompozitorit italian Gaetano Donizetti. Edicioni i sivjetmë i garës së njohur operistike në aspektin artistik është drejtuar nga sopranoja shqiptare me nam botëror, Inva Mula.
Çmimin prestigjioz “Singer of the future – Nina Mula” që ndahet nga familja Mula, e ka marrë Maria Eleni Stiftompola. Juria është përbërë nga Eva Kleinitz, udhëheqëse e një prej teatrove më të rëndësishme në Evropë “Opera Stuttgart” dhe udhëheqëse e “Opera Europa” për Gjermani.
Në garën e këngës, çmimin e së cilës e zgjedh vetë Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, fituese doli Renisa Lacka, soprano nga Shqipëria. Gjatë dy netëve të Festivalit Ndërkombëtar Operistik në Tiranë u interpretuan vepra të famshme botërore dhe pati yje të reja të skenës operistike. Mes tyre Lamia Beuque nga Franca, Rachele Raggioti nga Italia, Maja Ceglar nga Sllovenia, Nora Carrasco nga Spanja, Krshko Roman nga Sllovakia, Funda Rostotsky nga Rusia etj.
Vitin e kaluar, vendin e parë në “Marie Kraja”, e kishte zënë sopranoja shqiptare Enkeleda Kamani, e cila në garën e njohur të këngës operistike kishte mposhtur katërmbëdhjetë konkurrentë nga vende të ndryshme. Në vendin e dytë qe renditur Elisabeth Bailey, soprano nga Anglia. Ndërkohë, çmimi i tretë ishte ndarë në mes të dy konkurrenteve, Anna Stylianaki nga Greqia dhe Federica Vitali nga Italia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...