Robbie Williamsi i vjetër në albumin e ri

6 Nëntor 2016 - 21:10      

Një marrëveshje me shtëpi diskografike kushton miliona: ky është tërbimi i Robbie Williams që të rikthehet. Dhe ky rikthim është investim në atributet e pop-yllit britanik si këngëtar, shoumen dhe mjeshtër i ndejave.

Një video e shkurtër si paralajmërim ofron një pjesë të vogël të asaj që do të vijë dhe ndërtohet me klipe të shumta nga e kaluara: Robbie si mjeshtër i ndejave i rrethuar me shumë vajza të bukura.

“Party Like a Russian” është një prej 16 këngëve të reja në albumin e ri të Williams, “The Heavy Entertainment Show” - në fakt asgjë e re, por fansat do të mund të shijojnë Robbien e vjetër, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Superylli britanik për këtë album është kthyer në qytet.

Këngët bombastike siç është ajo që ia ka dhënë titullin albumit, është pop-rock alternativ, që tingëllon e njohur nga e kaluara (“Motherfucker” dhe “Sensational”).

Në mes janë disa numra vallëzimi të padëmshme si “Sensitive” dhe “Pretty Woman”. Dhe natyrisht, ai duhej ta bënte një himn si “Angels”. Aq shumë i duhej ajo, saqë i ka bërë tri të llojit të tillë: “Marry Me”, “David's Song” dhe “When You Know”. “Best Intentions” tingëllon si super hiti i tij “Feel”. “Bruce Lee”, në anën tjetër vjen pak ashpër, por prapë është reminishencë e “Electric Light Orchestra” të viteve ’70. Në “Hotel Crazy” Robbie lëshohet në ritme të jazzit, duke gërshetuar me instrumente frymor.

Në albumin e ri, ish-këngëtari i grupit “Take That” merr modele nga solo-karriera e tij 20- vjeçare.

Këngëtarët e mëdhenj si Rufus Wainwright dhe Ed Sheeran i kanë ndihmuar, ashtu sikurse edhe ish-producenti i tij dhe tekstshkruesi Guy Chambers - dhe kjo ndoshta është arsyeja përse aq shumë këngë në albumin e ri janë reminishencë e Robbiet të vjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...