6 Nëntor 2016 - 19:06
Zgjatja e këtij filmi të dashur është rrezik, i cili mund të emocionojë audiencën besnike (“The Force Awakens”) ose t’i xhindosë ata (“The Phantom Menace”), shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Me “Fantastic Beasts”, Rowling e mori vetë përsipër sfidën që të shkruajë një skenar origjinal që do të fillojë një seri të re prej pesë filmash, në një kohë tjetër, në një vend dhe me ton më të matur, duke reflektuar mbi filmat shumë fitimprurës të saj dhe njëherësh në ndërgjegjen politike.
David Yates, regjisori i filmit - i cili po ashtu drejtoi katër filmat e fundit “Harry Potter” - ka thënë se kur e kishte pranuar skenarin, kishte qenë nervoz që ta hapte faqen e parë.
“Do të jetë prapë si ‘Harry Potter? A mund të kthehem në Hogwarts?” Filmi i ri nuk kthehet në Hogwarts e madje as nuk zë vend në Britani.
Ngjarja zhvillohet përtej Atlantikut në New Yorkun e vitit 1926, kur qyteti ishte i ndarë në klasa të shumta shoqërore të gjendjes momentale politike, sikur pabarazia ekstreme në të ardhura dhe ksenofobia.
Në vend të një heroi fëmijë, filmi përcjell jetën e Newt Scamender (Eddie Redmayne) që bazohet në “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, libër mësimi i Rowling i vitit 2001, nga i cili mësonte Harry Potter dhe studentët e tjerë në Hogwarts.
Në film, britaniku “magizoologjist” (personi që studion krijesat magjike), Newt arrin në New York me valixhen e vogël magjike, e cila është e mbushur me bisha të çuditshme. Ai zbulon magjinë e fuqishme amerikane, kërcënime të tmerrshme dhe disa miq: Jacob Kowalskin (Dan Fogler), i cili punon në fabrikë, por ëndërron të bëhet furrtar; Porpentina Goldstein (Katherine Waterston), oficere e mprehtë e Kongresit Magjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe motrën e Porpentinës, Queenie (Alison Sudol). “Fantastic Beasts” padyshim se është fantastik, por motivet dhe referencat, siç është kërcënimi i Kongresit të Mathisë, janë qartazi bashkëkohore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...