“13th” në burgjet raciste

6 Nëntor 2016 - 17:05      

Sikur shumica e liberalëve të bardhë të klasës së mesme, jam i shqetësuar me çështjet rreth pabarazisë racore, por që përcjellin ndjenjat e inatit, fajit dhe impotencës me shpresën se gjërat do të bëhen më mirë.

Kemi president me ngjyrë që mbajti dy mandate, apo jo? Dokumentari i Ava DyVernayt “13th” është si një filxhan me ujë të ftohtë i spërkatur në fytyrën time, që më thotë të zgjohem, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

“Burgjet janë plantacione të reja!”, mund të tingëllojë si slogan për të protestuar, por filmi efektiv i DuVernay tërheq linja të drejta dhe të fuqishme prej heqjes së skllavërisë deri te burgosja masive epidemike, duke shpjeguar rrënjët e saj: paratë.

Fuqia e lirë e punës nëpër burgje është e lidhur nyjë në ekonominë e ShBA-së në shumë mënyra të papritura dhe sistemi është i dizajnuar që t’i rikthejnë njerëzit me ngjyrë në burg.

Që tani mund ta dëgjoj xhaxhanë tënd konservativ, por “13th” - i titulluar pas amendamentit konstitucional që shfuqizoi skllavërinë, por kufizoi të drejtat e atyre që konsiderohen “kriminelë” - është i mrekullueshëm në aspektin e arritjes së lidhjes së pikave dhe të sjelljes së tezave të guximshme.

Jo, askush nuk thotë se duhet të lirojmë autorët e krimeve. Por numrat nuk gënjejnë: në fillim të viteve ’70 kampanja me premtimin për “ligj dhe rend” e Richard Nixonit, futi në burgje aq njerëz saqë qelitë ishin të mbushura dhe numri vazhdoi të rritej.

Nuk është se njerëzit papritur kishin vendosur të kryenin numër të madh të krimeve të vogla; ishte (dhe është) një përpjekje të vërë në grackë komunitetin afrikano-amerikan me detyrime minimale, marrëveshje, dënime të ndryshme në mes të vjedhjes dhe kokainës.

Askush nuk ka thënë “ne dikur kemi përfituar nga lirimi i fuqisë punëtore të njerëzve me ngjyrë dhe duhet ta bëjmë të njëjtën gjë me burgje”, por “13th” tregon se institucionet anuan falë apatisë, inercionit dhe paaftësisë për të luftuar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...