6 Nëntor 2016 - 15:03
Një guidë e pasur për historinë e emigrimit në këtë qytet ka arritur të dalë në pah përgjatë sezonit të zgjedhjeve që e ka ngjallur këtë temë, historikisht plot me debate dhe errësirë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Me përjashtimin e një kapitulli pak të argumentuar, autori, profesor i historisë në universitetin “George Washington” dhe autor i dy librave që flasin për historinë e hershme të Amerikës, me të drejtë mundohet t’i ikë nxjerrjes së mësimeve për grindjet e të sotmes nga e kaluara, megjithatë lexuesi mund të gjejë shumë të tilla.
Mbështetja për ideale të diversitetit dhe tolerancës në njërën anë dhe frika e organizimit fisnor dhe ndarja shoqërore, në anën tjetër, përplasen në gati secilën faqe, duke nisur me atë që ishte New Amsterdam.
Në pjesën jugore të Manhattanit, holandezët si tregtarët e leshit, bijtë e tregtarëve anglezë, kërkuesit e pasurisë nga Spanja apo Norvegjia, udhëheqësit e tavernave nga Welshi, disidentë religjiozë, një pakicë e hebrenjve dhe skllevërit e lirë, disi ia dolën të administronin biznese edhe të flisnin 18 gjuhë të ndryshme.
Përgjatë dy shekujve mbërritja e njerëzve të pashpresë, të ikur nga lufta ose masa të njerëzve në kërkim të diçkaje më të mirë, gati të gjithë nga Evropa, shtynë shtrirjen në veri duke e kthyer New Yorkun në qytetin më të madh dhe më multietnik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...