
6 Nëntor 2016 - 13:03
Shumë pak shtëpi të moçme i kanë mbijetuar kohës nëpër lagjet e vjetra të qytetit antik në veriperëndim të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Shumica janë ndërtime të reja, me tulla të kuqe.
Dikur Rahoveci ka pasur krejt tjetër pamje, shikuar edhe nga pozicioni i njëjtë. Nga aty më së miri shihen kulmet. Edhe ato të shtëpive të qytetit të Rahovecit kanë qenë me rrasa guri. E tash nga aty shihet vetëm një shtëpi e tillë. Është ajo e Shaban Dulës, dikur e familjes Cena. Ka dy vjet që është e pabanueshme. Është e dy pronarëve.
Në njërën pjesë nuk jetohej qëmoti, e në pjesën tjetër ishte familja e nipit të Shaban Dulës, Selimit. Ai thotë se, ndër të tjera, shtëpinë e moçme e la edhe për shkak të presionit të mentalitetit të rrethit.
Objekti i braktisur përballë mentalitetit
Në oborrin e shtëpisë së moçme Selim Dula, tash 42-vjeçar, ka ndërtuar shtëpi të re. Në një të diel të nxehtë për fund tetori ai ishte duke larë makinën e tij, markë gjermane e “Volkswagenit”. E mentaliteti alla rahovecian thotë “t’i ketë bërë presion” për të lënë shtëpinë e moçme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...