Foto: Koha

Muzikanti që vazhdon misionin e maestros Menuhin

6 Nëntor 2016 - 11:22      

Violinisti virtuoz, Yehudi Menuhin, ishte kundër nocionit se “s’mund të bëhet muzikë nëse s’është perfekte”.

Ishte i mendimit se është muzika ajo që e bën një artist perfekt, por jo e kundërta. Muzika për Menuhinin nuk ishte vetëm për sukses, por sistem për mbështetje jetësore, shkruan sot “Koha Ditore”. Ishte artist i cili besonte se tingujt që luante janë formë e shërimit për njerëzit, nëpërmjet të cilëve njeriu arrin paqe me vetveten.

E cilësojnë si enigmë të pasur me shpirt të butë të lidhur me dëshirë të pashterur, perfeksionist, i cili i donte amatorët dhe fillestarët. Mbi të gjitha vizionar, i cili u ka prirë gjërave.

I konsideruar si një prej violinistëve më të mëdhenj të shekullit XX, Menuhin ishte edhe i përkushtuar në kampanjat për të drejta të njeriut dhe edukator.

Krahas paraqitjeve të tij si muzikant në mbarë botën, gjithmonë duke kërkuar diçka të re, duke njohur kultura dhe stile të ndryshme të muzikës, ka dhënë një kontribut të madh edhe në edukimin e muzikantëve të rinj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...