Pararendësi i novatorizmit në muzikën shqiptare

5 Nëntor 2016 - 15:25      

I lindur në Gjakovë, në vitin 1943, Zeqirja Ballata mund të quhet përfaqësues i brezit të mesëm të kompozitorëve kosovarë.

Studioi në Prizren, Lubjanë dhe u specializua në Itali (Venecie, Siena, Romë).

Që në periudhën e studimeve u afirmua si kompozitor dhe pianist, e më vonë edhe si profesor, organizator dhe udhëheqës i festivaleve muzikore.

Ai është një njohës shumë i mirë dhe propagandues i traditës së madhe botërore klasike, romantike, impresioniste, ekspresioniste, moderne dhe - sigurisht - edhe i asaj shqiptare.

Përmes artikujve që shkroi, direkt apo indirekt, ka shprehur edhe prirjet e tij krijuese. Në baletin e parë shqiptar ai vuri re: “Vijëzat melodike tepër të qarta e tonale; harmonia dhe forma tejet klasike; formacioni orkestral dhe instrumentacioni më se standard”. Për kompozitorin Anton (von) Webern (1883-1945) ai u shpreh: “Serialiteti i tij buron drejtpërdrejt nga arti i kontrolluar intelektual”, ndërsa për veten afirmoi mbështetjen në traditat evropiane dhe në idiomën kombëtare, pa u ndikuar nga moda e ditës, siç e thotë ai, as kur është fjala për një vepër të vetme, as kur mbajmë parasysh krijimtarinë në përgjithësi.

Zeqirja Ballata është autor i mbi 160 veprave për solistë, për kor, për instrumente dhe për orkestër. (Artikullin e plotë të Pandi Bellos mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...