5 Nëntor 2016 - 13:15
Në numrin e sotëm të Kohës Ditore, mund të lexoni pjesën e dytë të intervistës së filozofit gjerman Martin Heidegger, botuar në maj të vitit 1977.
Spiegel: Ju keni pasur studentë hebrenj edhe pas vitit 1933. Marrëdhënia juaj me disa, mbase jo me të gjithë, supozohet të ketë qenë e ngrohtë. A ishte e tillë edhe pas vitit 1933?
Heidegger: Qëndrimi im ka mbetur i pandryshuar edhe pas vitit 1933. Njëra nga studentet e mia më të vjetra dhe më të talentuara, Helene Weiss, e cila më vonë emigroi në Skoci, mori doktoratën e saj nga Universiteti i Bazelit (pasi ajo nuk ishte më në gjendje ta merrte nga Fakulteti i Freiburgut) me një disertacion shumë të rëndësishëm për “Shkaqet dhe mundësitë në filozofinë e Aristotelit“, i botuar në Bazel më 1942. Në fund të parathënies autorja ka shkruar: “Përpjekja për një interpretim fenomenologjik, që këtu është e pranishme në pjesën e parë, u bë e mundur nga interpretimet e pabotuara të Martin Heideggerit të filozofisë greke“. Këtu ju mund të shihni një kopje me përkushtim të shkruar nga dora e autores, të cilën ajo ma nisi më 1948. Unë e kam vizituar dr. Wisse në Bazel para se ajo të vdiste.
Lexo edhe: Liria e pavërtetë akademike
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...