Shenjtorët serbë nuk ndërtuan asnjë manastir a kishë në Kosovë

5 Nëntor 2016 - 11:11      

Njëra ndër arsyet e rëndësishme për ngritjen e manastireve te të gjithë popujt, te të cilët krishterimi ishte i ri, ishte natyra religjioze - politike: që popullin ta ofrojë dhe ta mbajë në besim. Kjo ishte detyra e manastireve me objekte të mëdha.

Murgjit dhe kisha përgjithësisht, me kuptimin e sundimtarëve të vet, sipas principeve të së drejtës romake, ishin plotësisht aleatë të sundimtarëve serbë, si dhe ngritjes së tyre politike. Kështu shkruan autori serb, V. Markoviq, në librin “Pravoslavno monaštvo i manastiri u srednjovekovnoj Srbiji”, botuar më 1920, duke dhënë dëshmi të radhës për qëllimin e tyre në ngritjen e objekteve të kultit, shkruan Enver Rexha në pjesën e dytë të serisë Historia e Kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullin XX, në Koha Ditore.

Sesa ishte i nevojshëm përfaqësimi, shihet nga ajo se, vetëm një gjysmë shekulli më parë (bëhet fjalë për gjysmën e dytë të shek. XIII), “serbët” (rashkasit, E. R.) “ishin shumë pak të njohur në jetën - botën ortodokse”.

“Patriarku i Kishës Ortodokse (i Kostandinopojës, E. R.), Germani II, ai i njëjti i cili dha leje për formimin e kryepeshkopatës së pavarur serbe (rashkase, E. R.), duke përmendur në një letër të tij të vitit 1232 të gjithë popujt e atëhershëm ortodoksë, nuk i përmend serbët (rashkasit, E. R.).

“Në letrën e tij dërguar kardinalëve të Romës të po këtij viti, patriarku me krenari përmend numrin e madh të popujve ortodoksë: grekë, etiopianë, sircë, ivircë, llazë, alanë, gotë, hazarë, ‘popuj pa numër të bashkuar rusë’ dhe fitore të fiseve bullgare. Nuk i kujtohen vetëm serbët (rashkasët) dhe rumunët”, shkruan po ky autor. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...