Kur ilirët bënin politikë

5 Nëntor 2016 - 09:08      

Prej organizimeve fisnore, ilirët ia kishin dalë që të krijonin mbretëri.

Por ky proces kishte marrë kohë. Ndërhyrja e të huajve edhe para dhjetëra shekujve kishte ndikuar që të ndryshonte struktura udhëheqëse, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbretëri që fronti në shumë raste trashëgohej, nuk ka shumë të dhëna për zgjedhjen e të gjithë rangut të pushtetit. Por me ardhjen e Perandorisë Romake gjërat kishin ndryshuar.

“Ndërkombëtarët” kishin ndikuar që popullsia vendore të organizohej ndryshe. E çështja e pronave kishte bërë që të prishen edhe fiset mes vete.

Së paku nja tre shekuj më vonë, për qytetet-shtete në territorin e Dardanisë, dardanët tashmë kishin rol të fortë politik. Strategët dardanë në politikë do të arrinin që të krijojnë edhe koalicione me një popull kundër një tjetri.

Ajo që është shkruar për të parët e banorëve të territorit të sotëm të Kosovës, jep dëshmi se zotëronin me vendin. Edhe asokohe kishte zgjedhje, e për përfaqësusit vendoste populli. Pa miratimin e “të fortëve” s’mund të merrej vendim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...