Kanë filluar xhirimet e filmit 'Qiej të trazuar'

4 Nëntor 2016 - 08:54      

Kanë filluar xhirimet e filmit debutant ‘Qiej të trazuar’ me skenar dhe regji nga Anton Ndreca dhe me producent Adriatik Kelmendi, i financuar nga QKK, vitin e kaluar në kategorinë e filmit të gjatë debutant, transmeton KultPlus.

“Qiej të trazuar” është një dramë familjare dhe psikologjike që trajton një familje të klasës së lartë të arsimuar të Kosovës. Hakiu, kryepersonazhi i luajtur nga Jehon Gorani, është psikolog i shquar dhe i kamur.

Për shkak të një karriere të gjatë në fushën e psikologjisë dhe përballjes së shpeshtë me dëshirën për vetëvrasje, por edhe për shkak të një historie personale në gërmime për të gjetur kuptimin e jetës, ai tash gjendet në një fazë të thellë të problemeve ekzistencialiste.

Në rolet kryesore janë: Jehon Gorani, Arta Muçaj, Furtuna Aliu, Don Shala, Tristan Halilaj, Luan Kryesiu, Safete Rugova, Dibran Tahiri, May-Linda Kosumoviq, Vedat Haxhiislami, Dukagjin Podrimaj etj

Xhirimet e filmit do të bëhen në Prishtinë, në periferi të Prishtinës pastaj në Bjeshkët e Nemuna dhe pritet që xhirimet të përfundojnë në fillim të verës 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...