4 Nëntor 2016 - 11:30
Në vend të derës së hyrjes, familja ka improvizuar një derë dërrasash. Dritare nuk ka fare. Banjat nuk janë të rregulluara e një pjesë e gurëve që janë përdorur në mure nuk kanë të bëjnë fare me ato që përshkruhen në kontratë. Për Kullën që praktikisht është e pashfrytëzuar Ministria e Kulturës ka paguar fiks 64 mijë euro. Kjo Kullë u bë e njohur në gjithë Kosovën pas dokumentarit të viteve ‘70 për familjen 117-anëtarëshe që jetonte aty. U prish gjatë luftës dhe shpëtuan vetëm disa struktura muresh. Para gati një dekade shteti ia kishte mësyrë të rikonstruktojë.
Në muajin shtator të vitit 2008, MKRS-ja kishte nënshkruar kontratë me kompaninë “Reing” nga Gjakova. Planin dinamik të punës kur do të duhej të përfundonte ndërtimi, në bazë të kontratës e dokumenteve përcjellëse, MKRS-ja e kishte caktuar 70 ditë. Por kompania ishte zotuar se do ta përfundonte atë për 40 ditë. Por në realitet kanë shkuar më shumë se tetë vjet dhe puna nuk është kryer (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...