Komuna e Prizrenit ndan buxhet për Kalanë e Korishës pas ekspeditës së arkeologëve

4 Nëntor 2016 - 08:33      

Prizren, 4 nëntor - Qeveria Komunale e Prizrenit ka ndarë afër 20 mijë euro për projektin e konservimit dhe gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Korishës. Shumë të përafërt të mjeteve për të njëjtin projekt ka zotuar edhe Instituti Arkeologjik i Kosovës. Të dyja këto institucione kanë një memorandum bashkëpunimi në këtë drejtim, të nënshkruar kohë më parë.

Gjatë verës në këtë lokalitet, sipas përgjegjësve për trashëgiminë kulturore, është realizuar një ekspeditë e gërmimeve arkeologjike dhe e konservimit. Por autoritetet komunale të Prizrenit tek në fillim të nëntorit kanë marrë vendim për ndarjen e mjeteve, me ç’rast kanë vlerësuar se në bazë të gjetjeve të deritanishme bëhet fjalë për një kompleks të rëndësishëm arkeologjik.

Në anën jugore të fshatit Korishë, në lartësinë mbidetare 728 metra, gjenden gërmadhat e Kalasë së Korishës. Gërmimet e para arkeologjike janë bërë në vitin 2002, me ç’rast është zbuluar kisha e periudhës paleokristiane. Kalaja është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë respektivisht në shek. V-VI, që e vërtetojnë edhe gërmimet e bëra në vitet 2002-2007 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...