“Kosova nuk ka sallë për festivale”

3 Nëntor 2016 - 20:58      

Tekstshkruesi e gazetari, Hivzi Krasniqi në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi këngën e festivalet theksoi se problemi kryesor me të cilin përballet skena muzikore në vend dhe organizimi i ngjarjeve të tilla është mungesa e një salle.

Ai ka përmendur kohën kur festivali është organizuar në një palestër sporti e cila nuk ka plotësuar as nevojën kryesore e që është dëgjimi kualitativ i zërit, transmeton Koha.net.

“Është banale që në një palestër sporti të mbahet një festival, pikë së pari nuk të dëgjohet zëri”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se sot mungon interesimi, sidomos i Ministrisë së Kulturës.

“Sot i kemi kushtet më të dinjitetshme mirëpo mungon interesimi. Ku është Ministria e Kulturës, pse nuk e riaktivizojnë një festival siç ishte Akordet e Kosovë që me të vërtet kishte të gjitha ato që i duhen një festivali”, ka thënë ai.

“Nuk është e çuditshme që krijuesit, grupet e solistët ia mësyjnë Shqipërisë”, përfundoi Krasniqi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...