Përfunduan punimet e projektit kapital në Kalanë e Harilaçit [foto]

3 Nëntor 2016 - 10:28      

Kanë përfunduar punët në realizimi e projektit kapital në Kalanë e Harilaçit, që është vazhdimësi e projekteve të filluara që nga viti 2013, transmeton KultPlus.

Falë një projekti të Komunës së Fushë-Kosovës – Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (15.000€),të bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (40.000 €), Instituti Arkeologjik, nën udhëheqjen e arkeologëve: Premt Alaj (Instituti Arkeologjik i Kosovës) dhe Arben Hajdari (Universiteti i Prishtinës), është realizuar projekti “Hulumtime dhe konservime - restaurime në Kalanë e Harilaçit”.

Projekti është vazhdimësi e projekteve të filluara që nga viti 2013 dhe ka synim konservimin dhe restaurimin e të gjitha strukturave arkitektonike të zbuluara deri më tani, me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë arkeologjike.

Projekti është realizuar gjatë muajve qershor-shtator 2016, me një numër ekspertësh, arkeologë, konservatorë-restauratorë, skicografë dhe studentë të arkeologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë kësaj fushate është konservuar dhe restauruar muri fortifikues lindor i kalasë i cili ndjek aksin veri-jug; pastaj është punuar gjithashtu edhe “kapuçi” i strukturave të konservuara në vitin 2015 në kompleksin e portës 1.

Është kryer i tërë “kapuçi” i strukturave të konservuara dhe restauruara në vitin 2015 si dhe është bërë fugatimi i domosdoshëm në ato pjesë të strukturave origjinale në këtë hapësirë, pastaj është konservuar dhe restauruar muri rrethues i gërmuar në një gjatësi prej cca 50 m, gjerësia e të cilit është 2.20 m.

Lartësia e konservimit-restaurimit të tij, varësisht nga shkalla e dëmtimit, varion në mes 0.40 – 2.20 m.
Gjatë gërmimit të murit rrethues është zbuluar gjithashtu edhe një material i pasur arkeologjik, kryesisht fragmente ene prej qeramike.
Projekti, vazhdon sipas planifikimit buxhetor edhe në vitet në vijim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...