3 Nëntor 2016 - 09:12
Asokohe zyrtarët komunalë nuk kishin dhënë ndonjë afat se kur do të konkretizohet projekti. Por të mërkurën kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se procedurat kanë ecur përpara.
“Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOS-in zviceran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social “Facebook”. Këtë e ka bërë dy ditë pasi gazeta i ka drejtuar pyetje Komunës sa i përket këtij projekti.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se janë në fazën e radhës për realizimin e kioskave.
Por librarët të cilët që nga paslufta shesin libra në tezga, kanë thënë se nuk kanë qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes së dizajnit të kioskave. Disa tezga para tri vitesh, kur komuna udhëhiqej nga kryeministri aktual Isa Mustafa ata nuk i kishin pranuar. Qenë vendosur në shesh më 2013 dhe ishin dëmtuar ende pa u shfrytëzuar. Aktualisht ato ndodhen në depo të ndërmarrjes “Hortikultura”. Komuna e Prishtinës asokohe kishte paguar për to 4 mijë e 800 euro (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...