Festivali i RTSH-së “pushtohet” nga këngëtarët kosovarë [video]

2 Nëntor 2016 - 20:43      

Nga lista e këngëtarëve konkurrentë për edicionin e 55-të të Festivalit të RTSH-së shihet se këtë vit dominojnë këngëtarët e njohur, por edhe të rinj nga Kosova, gjersa vërehet mungesa e emrave të njohur nga Shqipëria, gjë e cila nuk ka ndodhur viteve të kaluara.

Genc Salihu, Flaka Krelani, Xuxi, Linda Halimi, Neki Emra e Yll Limani janë disa nga konkurrentët.

Në anën tjetër, nuk mungojnë të rinjtë që kanë dalë nga talent-shout muzikorë, si “X Factor” e “The Voice”. Mes tyre janë “Classic Boys”, Edona Vatoci, Festina Mejzini e Xhesika Polo, raporton Express i KTV-së.

Ditë më parë, në emisionin “Talk” Xuxi foli detajisht për pjesëmarrjen në këtë festival, gjë për të cilën ka thënë se ka qenë një ëndërr e kamotshme. Edhe pse është shumë herët, këngëtari u shpreh optimist se edhe mund të fitojë.

Fituesi i Festivalit të RTSH-së tash e disa vite merr të drejtën për përfaqësimin e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurosong”. Ky festival vitin tjetër do të mbahet në Ukrainë.

Suksesi më i madh shqiptar në “Eurosong” mbetet vendi i pestë i siguruar nga Rona Nishliu.

E fundit përfaqësuese ishte këngëtarja Eneda Tarifa, e cila nuk kishte arritur të siguronte finalen e madhe.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...