Haziri përgëzoi ansamblin e Teatrit të Gjilanit, fitues në Festivalin e Dibrës

2 Nëntor 2016 - 16:10      

Gjilan, 2 nëntor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot trupën profesioniste të aktorëve nga drama “Jetë me qira” nga Teatri i Qytetit, të cilët kanë marrë çmimin kryesor nga Festivali në Dibër. Sipas njoftimit nga ky takim, ai u ka thënë aktorëve se angazhimi i tij është që ky teatër të jetë identifikim i Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.

“Jam i gëzuar për vendin e parë nga Teatri i Qytetit të Gjilanit në Festivalin e Dibrës. Kjo është bërë me një përgatitje sigurisht shumë të madhe të aktorëve, me përkushtim të vazhdueshëm dhe me një mbështetje simbolike nga ana e Komunës. Jam i angazhuar gjithnjë që Teatri i Gjilanit të jetë identitet i teatrove të Kosovës në botën e jashtme, mirëpo kjo bëhet me shumë punë dhe me angazhim të sinqertë e profesional. Brenda këtij viti aktorët do të kenë hapësirë edhe më ta madhe në teatër, sepse nga atje do të largohet biblioteka e cila do të vendoset në objektin e saj dhe hapësira do të jetë shumë më e madhe gjatë të ardhmes”, ka pohuar kryetari Haziri, duke potencuar mbështetje të vazhdueshme për kulturën e Gjilanit dhe sektorët e tjerë, por në veçanti për artin skenik.

“Dërrasat e Teatrit nuk janë të lehta, ato kërkojnë shumë punë të aktorëve dhe stafit tjetër profesional e krijues që të jenë konkurrent dhe prodhues të mirëfillt”, tha ai më tej.

Bujar Haziri u.d. i drejtorit të Teatrit të Gjilanit, ka thënë se përkushtimi i Komunës, e veçanërisht i kryetarit, është që aktorët të kenë përherë rrugën e hapur për pjesëmarrje në të gjitha festivalet, kudo që ato mbahen si dhe trajtimin më të mirë në Gjilan.

Aktorët e shfaqjes në këtë takim i kanë dhuruar kryetarit Haziri pllaketën e falënderimit për mbështetjen e pakursyer dhënë artit skenik në veçanti.

Shfaqja “Jetë me qira”, me autor Rafet Abazin dhe me regji të Ekrem Sopit, ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e mbajtur në Dibër, ku pjesëmarrës ishin teatro të ndryshme nga gjithë hapësira shqiptare. Ky çmim erdhi në vitin e 15-të të festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, që mbahet në Komunën e Dibrës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...