2 Nëntor 2016 - 13:37
Historia e filmit “Gjeneral Gramafoni” vjen në versionin modern nga ish-producenti i grupit legjendar Pink Floyd.
“E dashuroj muzikën e sazeve. Isha në Gjirokastër 18 muaj më parë, ku dëgjova muzikë nga të gjitha trevat shqiptare. Më pëlqen shumë muzika ‘acapela’ dhe izopolifonia. Mendoj se sazet janë muzikë për veshët e mi, muzika që do të doja të dëgjoja më së shumti”, u shpreh Joe Boyd, ish-producent i Pink Floyd.
“Shpresoj që muzika shqiptare do të jetë ngado. Na kanë telefonuar disa shtëpi diskografike deri tani të cilat na kanë thënë: Hej, kjo është një gjë shumë interesante. Le ta dëgjojmë. Pra, ne po përgatisim CD-të e markuara dhe do t’i prezantojmë ato në shtëpitë diskografike, që më pas të mund të përzgjedhim se cila do ta bëjë këtë punë më mirë”, vijoi Boyd.
Joe Boyd ndodhet në Tiranë për të mbledhur sazet më të mira të jugut, në mbrëmjen përmbyllëse ”Saz’iso”, eventi i fundit muzikor i edicionit të 10 të koncertit “Takime mes dy botëve”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...