
2 Nëntor 2016 - 09:39
Ekspozita “Kristalet e Trepçës” ka bërë që të martën institucioni ligjvënës të marrë pamjen e një minimuzeu, me gurë të llojeve të ndryshme, si kuarc, galen, gips e kalcit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në ngjarjen ku kanë marrë pjesë edhe studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka lidhur ekspozitën me Ligjin për “Trepçën”.
“Tani të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është ‘Trepça’, tanimë e ka të sigurt rrugëtimin dhe transformimin e vet, duke u vënë në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës sonë”, ka thënë Veseli. Sipas tij, me hyrjen në fuqi të Ligjit për “Trepçën”, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafelle, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve e shtetit.

Për ekspozitë është shfrytëzuar koleksioni i muzeut të kristaleve “Trepça”.
Drejtori i këtij institucioni, Rasim Veseli, i ka thënë gazetës se administrata e Kuvendit i është adresuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me kërkesën për huazimin e disa prej tyre.
“Ata na kanë kontaktuar neve si menaxhment dhe ne me stafin tonë e kemi bërë përzgjedhjen”, ka thënë Veseli.
Kjo është hera e parë që koleksioni del jashtë muzeut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...