“Gënjeshtrat” hap “KomediaFest 5” [video]

1 Nëntor 2016 - 19:19      

Vetëm dy ditë pas premierës që kishte pasur në Pallatin e Kulturës, “Asim Vokshi”, shfaqja “Gënjeshtrat” e dramaturgut skocez Anthony Neilson, e me regji të Kastriot Saqipit u shfaq edhe njëherë tjetër. Mirëpo, kësaj radhe, shfaqja në fjalë hapi zyrtarisht edicionin e pestë të “KomediaFest”-it.

Festivali edhe kësaj radhe vjen me shumë shfaqje dhe mysafirë.

Për sa i përket shfaqjes që u shfaq në mbrëmjen e parë, regjisori Saqipi tha se ka përzgjedhur për ta inskenuar tekstin “Gënjeshtrat” meqë përkon shumë me realitet kosovar, edhe pse është shkruar nga një autor i huaj.

Shfaqja krijoi një atmosferë shumë të mirë në sallë dhe, sipas Saqipit, pikë e fortë e saj ishin situatat e shumta dhe ngatërresat në to.

Në mesin e aktorëve që luajnë këtë shfaqje është edhe vetë Elida Shasivari, e cila tha se e mira e kësaj shfaqjeje ishte ekipi i mirë.

“Gënjeshtrat” është premiera e tretë për këtë vit që është dhënë në
Pallatin e Kulturës, “Asim Vokshi”.

E pranishme në hapje të “KomediaFest”-it ishte edhe regjisorja nga Presheva, Afeida Boriçi – Memeti. Ajo bëri të ditur se javën tjetër nis në Preshevë edicioni i 22-të i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, ku do të japë premierë edhe shfaqjen e saj më të re.

E pikërisht më 9 nëntor, në këtë festival në Preshevë do të jepet edhe shfaqja “Gënjeshtrat”.

“KomediaFest 5” zgjat deri më 6 nëntor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...