1 Nëntor 2016 - 19:13
Ky koncert-protestues ka mbledhur qindra njerëz të cilët gjatë pasdites të së shtunës, kanë dhënë mesazhe kundër ndërtimit të hidrocentralit “Dragobia” si dhe janë argëtuar me performancën e muzikantëve: Eda Zari, Alban Nimanit, Elina Duni, të cilët u solidarizuan në mbrojtje të bukurive përrallore të Valbonës.
Përfaqësues të shoqatave mjedisore ka vite që kanë shprehur shqetësimin për rrezikun që mund t’i kanoset biodiversitetit të zonës së Valbonës në Tropojë nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve, raporton “Express” i KTV-së.
Qendra Mjedisore për Zhvillim EDEN në Tiranë, përmes pankartave, theksoi kundërshtimin për parkun energjetik hidrocentral në Luginën e Valbonës.
Sipas disa organizatave, këto investime janë të pastudiuara dhe kanë efekte negative për zhvillimin e qëndrueshmërisë së zonës.
Për të kundërshtuar devijimet dhe zvogëlimin e sasisë së ujit si pasojë e ndërtimit të dy hidrocentraleve në shtratin e lumit Valbona, shumë organizata në ruajtjen e ambientit dhe disa artistë theksuan se do të vazhdojnë të protestojnë në zbatimin e këtij projekti, ku parashikohet të ketë pasoja të pariparueshme për mjedisin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...