Kosova me 6 filma të gjatë para selektorëve të Berlinales

1 Nëntor 2016 - 14:12      

Gjashtë filma të ri të metrazhit të gjatë artistik të mbështetur nga QKK pretendojnë premierën në Berlinale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në Ljubljanë nga data 16 deri 18 nëntor selektorët e Berlinales do t’i shohin të gjithë filmat më të ri të pashfaqur para publikut nga vendet e Ballkanit, ku do të shfaqen edhe 6 filma të mbështetur nga QKK duke shënuar kështu vitin me më së shumti filma të ri kosovar të gatshëm të metrazhit të gjatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se filmat që do të shfrytëzojnë rastin të shfaqen para selektorëve të Berlinales me shpresën që të hyjnë në garën e festivalit të madh të kategorisë ‘A’ janë: ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, film ky që së fundmi ishte pjesë në garën e Ëorks in Progress të festivalit Karlovy Vary, pastaj filmi ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, ‘Histori maje Kulmi’ me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela, ‘Na ishte një herë në Kosovë’ me skenar nga Jeton Kulinxha dhe regji nga Eki Rrahmani, ‘Gjumë dhe Dashuri’ me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti dhe filmi ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’ nga Kushtrim Bekteshi që është koproduksion i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Këta filma janë të mbështetur nga QKK në vite të ndryshme të konkursit dhe janë të gatshëm për shfaqje, ndërsa ndryshe nga vitet tjera Berlinale Preselection këtë herë do të shfaq vetëm filma të metrazhit të gjatë artistik dhe dokumentar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...