“Shkodra, familja ime...” me imazhe bardhezi për katër periudhat e qytetit

1 Nëntor 2016 - 11:02      

Fotografitë që shpalosin histori të Shkodrës në shekullin e fundit, janë bërë bashkë për të shpalosur rrëfime në tri dimensione: për qytetin verior të Shqipërisë si familje, biçikletat e histori personale.

24 fotografi bardhezi të realizuara që nga viti 1935 e deri në vitin 1989 nga fotografë amatorë, por edhe nga mjeshtri Gegë Marubi u shpalosen për herë të parë para publikut të dielën mbrëma, shkruan sot “Koha Ditore”. E titulluar “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime” ekspozita e organizuar nga organizata joqeveritare GO2 është hapur në Muzeun Historik të qytetit.

Vizitorët do të kenë mundësinë që të shohin “momentet e ngrira” të Shkodrës ndër vite deri në ditën e dytë të nëntorit. Ekspozita do të zhvendoset edhe në Tiranë.

Sipas komunikatës, fotografitë janë përzgjedhur pas një konkursi publik në gusht të këtij viti. Në konkurs kanë marrë pjesë 26 konkurrentë me 66 fotografi bardhezi, të realizuara para vitit 1990.

Në bazë të vlerësimit të jurisë, 12 fotografitë më të mira u përfshinë në albumin me të njëjtin titull, “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime”, i cili u promovua në hapje të ekspozitës. 26 fotografitë e përfshira në album janë ndarë në 3 tema: “Familja ime”, “Biçikleta ime” dhe “Historia ime”, shkruhet në komunikatë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...