Rrëfime nga Kosova në dramën muzikore të PJ Harveyt

1 Nëntor 2016 - 12:03      

Londër, 1 nëntor - E para nga dy mbrëmjet e PJ Harveyt në “Brixton Academy” u hap me e këngëtaren dhe tekstshkruesen nga Dorset dhe nëntë pjesëtarët e bendit, të gjithë të veshur me rroba të errëta.

Dy bateristët me tatu ushtarake hapën mbrëmjen si muzikantë që u gjendën në skenë duke krijuar një formë ovale në ambientin gotik. Notat e para që goditën, erdhën si shpërthim i rëndë dhe u përcollën nga tre korno, duke përfshirë edhe Harveyn në saksofon, shkruan Ludovic Hunter-Tilney në të përditshmen “Financial Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Siç e përshkruan paraqitjen e këngëtares se njohur, kur ajo nisi të këndojë, zëri i saj u ngrit si jehonë ogurzezë muzikore, duke treguar një histori të një gruaje në moshë që jeton në një fshat të braktisur në Ballkan.

“Ishte kënga ‘Chain of Keys’, nga albumi i saj i fundit ‘The Hope Six Demolition Project’, këngët e të cilit janë inspirim nga vizita e Harveyt në Kosovë, Afganistan dhe në ShBA. ‘Imagjino se çfarë kanë parë sytë e saj’, i këndon ajo fshatares që e kishte parë gjatë qëndrimit në Kosovë. ‘E pyetëm po ajo nuk na lë të hyjmë brenda’, vazhdon kënga e saj”, shkruhet në “Financial Times”.

Harvey do të vinte në Kosovë për herë të parë në vitin 2011 duke u bërë pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike, në tetor të vitit të kaluar po ashtu publikoi librin e saj të parë me poezi “The Hollow Of The Hand”, po ashtu me poezi për Kosovën, Afganistanin dhe ShBA-në... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...