Foto: Koha

Filarmonia e Kosovës sonte i bashkohet botës në nderim të maestros së violinës

1 Nëntor 2016 - 10:01      

Prishtinë, 1 nëntor - Koncerti i radhës i Filarmonisë së Kosovës nuk do të jetë thjesht një vazhdimësi e programit vjetor.

Me dy vepra koncertale dhe një suitë të ndërthurur në program, do t’i bashkohet botës në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së violinistit të njohur botëror Yehudi Menuhin, shkruan sot “Koha Ditore”. Po ashtu me këtë koncert bashkëpunues do të përmbyllet edicioni i 17-të i festivalit “Kosova KamerFest”.

Dy solistë, violinisti Oleg Kaskiv, nga Ukraina, dhe flautisti Visar Mehmeti, nga Kosova, bashkë me orkestrën simfonike gjatë një ore e njëzet minuta, nën udhëheqjen e dirigjentit Toshio Yanagisawa do të sjellin dy vepra premierë nga gjithsej tri sa do të interpretohen.

Kaskiv do të luajë “Koncertin për violinë dhe orkestër në D-dur” të Beethovenit, ndërsa Mehmeti do të luajë veprën “Impresione” për flaut dhe orkestër të kompozitorit Rafet Rudi. Ndërsa krejt nën dirigjimin e Yanagisawas, koncerti do të përmbyllet me veprën e Manuel de Falla “Suita nr.2” nga vepra e njohur “Three Cornered Hat” (Kapela trekëndëshe).

Ky koncert do të zërë vend të martën (sonte) në Sallën e Kuqe dhe organizohet në bashkëpunim me fondacionin që mban emrin e violinistit Menuhin. Në vitin 1991, ai kishte themeluar fondacionin ndërkombëtar “Yehudi Menuhin” në Bruksel, për të shërbyer si bazë për implementimin dhe koordinimin e projekteve ndërkulturore.

Vizioni i Menuhin - i konsideruar si njëri prej violinistëve më të mirë të shekullit XX, i lindur në ShBA nga prindërit hebrenj nga Bjellorusia, por që shumicën e karrierës së tij e zhvilloi në Britani edhe si dirigjent - ishte t’u jepte mundësi të gjithëve përmes një numri programesh të drejtuara nga fondacioni, i pari prej të cilëve ishte programi “MUS-E”.

Violinisti ukrainas, Kaskiv, erdhi në Prishtinë falë bashkëpunimit të Filarmonisë së Kosovës me këtë fondacion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...