
1 Nëntor 2016 - 08:58
Nëse Projektligji për buxhet, i miratuar të hënën në Qeveri, miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës, Ministria e Kulturës për vitin e ardhshëm pritet të ketë 28 milionë e 992 mijë euro, përderisa sivjet kishte buxhet prej 19 milionë e 876 mijë eurosh. Janë fiks 9 milionë e 576 mijë euro më shumë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Buxheti në fushën e kulturës në përgjithësi ka një rritje të lehtë në raport me shifrat në tërësi, 291 mijë euro më shumë sesa sivjet. Më 2016 kishte 6 milionë e 728 mijë euro, e për vitin 2017 janë paraparë 7 milionë e 19 mijë euro.
Sa i përket përkrahjes institucionale për kulturën në kategorinë e subvencioneve, sivjet MKRS-ja ka pasur në dispozicion 1 milion e 949 mijë euro, e për vitin e ardhshëm ka planifikuar 2 milionë e 85 mijë euro. E në kategorinë e përkrahjes për kulturën sa u përket subvencioneve po ashtu ka rritje të lehtë. Për vitin e ardhëm janë planifikuar 1 milion e 67 mijë euro, përderisa sivjet MKRS-ja sa i përket kësaj kategorie kishte në kuletë 1 milion e 29 mijë euro.
Institucioni më i lartë kulturor në vend e ka vazhduar traditën e riciklimit të projekteve kapitale në fushën e kulturës. Sikurse këtë vit, edhe për vitin e ardhshëm ka paraparë 7 sosh. Prej tyre vetëm 2 janë projekte të reja e pesë të tjerave vetëm u është bërë bartje buxheti. Për rinovimin e Shtëpisë së kulturës në Viti janë paraparë 309 mijë euro, dhe 200 mijë të tjera janë planifikuar për Qendrën e kulturës së komunitetit boshnjak. E tash e dhjetë vjet MKRS-ja ndan buxhet për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova”. Njëjtë edhe për vitin e ardhëm ka paraparë 300 mijë euro.
Ministria e Kulturës, sipas tabelave të Projektligjit për buxhetin e vitit 2017, ka paraparë që për vitin që vjen të shpenzojë 4 milionë e 198 mijë euro në fushën e trashëgimisë kulturore, përderisa sivjet kishte 2 milionë e 801 mijë euro për këtë sektor.
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, të hënën e ka cilësuar si arritje rritjen e buxhetit të Ministrisë që udhëheq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...