31 Tetor 2016 - 14:43
Siç transmeton RTV Plus ky libër ka zgjuar interesim të madh dhe se së shpejti do t’u prezantohet dashamirëve të librit në Vjenë, transmeton Koha.net.
“Të gjithë e pritnim çmimin, konkurrenca ishte e madhe, ndërsa në garë për shpërblim kishte romane cilësore. Më vjen mirë që tematika nga Kosova e Metohia”, siç e quan ky autor shtetin e Kosovës, “ishte tërheqëse për publikun e Beogradit dhe ndihem shumë i kënaqur”, i deklaroi Llaziq RTV Plus.
Sipas Radio Kim, romani “Mbrojtja e fundit” paraqet një pasqyrë të thelluar të tragjedisë serbe, në plan të parë të vendlindjes së autorit, Gjilanit me rrethinë, si dhe të manastirit të Dragancit, themelues i të cilës ishte pikërisht Knjaz Llazari Hreblanoviq.
Shkrimtari i ri, Stevan Llaziq, në romanin “Mbrojtja e fundit”, sipas shtypi serb, rikujton se në gjenet e popullit serb ekziston amaneti i pavdekshëm, i vjetër sa vuajta dhe i qëndrueshëm si vetë ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...