Ish-bashkëshortja e Ramës, Matilda Makoçi: Kam respekt për Edin

31 Tetor 2016 - 12:34      

Bashkëshortja e parë e kryeministrit Edi Rama, Matilda Makoçi, pas shumë vitesh në heshtje ka rrëfyer për Top Channel jetën e saj pas martesës dhe braktisjes së aktrimit pas lindjes së djalit, Gregori.

“Isha shtatzënë, pas lindjes nuk arrita t’i kthehesha rolit. Nuk kisha më kushte që të ishte djali rehat, duhej ta shoqëroja edhe unë në procesin e rritjes. Unë kam qenë e angazhuar me punë shtëpie. Deri para 2-3 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut”, rrëfen Matilda, e cila shton se edhe tani që djali jeton veçmas, i duhet ta pranojë vendimin e tij – Puna me të rinjtë është se duhet t’u rrish pas avazit. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj është dëshira e tij. Për këtë arsye e kam lënë të shkëputet të jetojë siç dëshiron”.

Ajo tregon se nuk ka marrëdhënie me kryeministrin Rama me të cilin u martua në fundvitet ’80, e u nda në vitin 1991, por e respekton atë.

“Nuk kam marrëdhënie, por kam respekt për përpjekjet që bën dhe shoh që të gjithë e duan”, shprehet Matilda.

Pas emigrimit në Greqi në vitin 1991, Makoçi tentoi që të mos shkëputej nga Kinomatografia. Ajo rrëfen se në serialin “Mikeshat” mori pjesë në 1 nga 4 serialet, pasi nuk kishte mundësi që të angazhohej plotësisht.

Tashmë ajo po shikon mundësinë për t’iu kthyer sërish aktrimit, por pret ofertë për ndonjë rol të karakterit të “mamasë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...