Italia premton ndihmë për MKRS-në

31 Tetor 2016 - 11:46      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Italisë dhe Kosovës në gjitha fushat dhe u shpreh nevoja që ato të intensifikohen me bashkëpunim të ndërsjellët kulturor.

Ambasadori i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, e falënderoi ministrin Shala për pritjen, dhe u shpreh se kjo vizitë bëhet në kuadër të vizitave njohëse me Institucionet e Kosovës, dhe shtoi se MKRS-ja është shumë e rëndësishme për një vend si Italia, që është një fuqi e madhe e kulturës.

Ai më tej u shpreh se ndërmjet dy vendeve ka marrëdhënie të shkëlqyeshme në gjitha fushat, duke u shtuar se është në interes që në fushën e kulturës marrëdhëniet të avancohen në një nivel më të lartë.

Shala u shpreh se bashkëpunimi me Italinë është shumë i mirë dhe mund të intensifikohet më shumë, duke shtuar se ky bashkëpunim është shumë i dobishëm për Kosovës, sepse ne kemi më shumë nevojë për Italinë, që të përfitojmë nga përvojat e saj në fusha specifike të kulturës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...