Komiteti do që Dylani të performojë në ceremoninë e “Nobelit”

31 Tetor 2016 - 13:00      

Londër, 31 tetor - Bob Dylani nuk është i obliguar të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit “Nobel” në Stokholm, por i kërkohet që të mbajë një lloj ligjërate apo të këndojë një këngë.

Sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Sara Danius, ka thënë për Radion Publike të Suedisë që Dylani mund të mbajë një fjalim të shkurtër, të ketë një performancë, qoftë një videoprezantim apo edhe të këndojë, shkruan sot “Koha Ditore”. “Besoj që do ta bëjë atë që ai do“, ka thënë ajo, duke shtuar se Akademia “do të bëjë gjithçka që mundet që të adaptojë aktivitetin me dëshirat e tij”.

Dylan më në fund ka thyer heshtjen të premten duke thënë se planifikon që ta pranojë çmimin “Nobel” për letërsi më 10 dhjetor në Stokholm, duke e cilësuar atë si diçka mahnitëse e të pabesueshme.

“Është e vështirë të besohet për secilindo që ëndërron diçka të tillë?”, i ka thënë këngëtari amerikan gazetës britanike “Daily Telegraph” të premten. I pyetur nëse do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve “Nobel” që organizohet nga mbreti suedez Carl XVI Gustaf, Dylan ka thënë. "Absolutisht. Nëse është e mundshme”.

Këngëtari 75-vjeçar është zgjedhur laureat më 13 tetor të këtij viti, por një anëtar i Akademisë e kritikoi atë një javë pasi Dylan nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të Akademisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...