Arkeologët konstatojnë se Dresniku ishte rezidencë perandorake

31 Tetor 2016 - 09:59      

Prishtinë, 31 tetor - Gërmimet e këtij viti në tre sektorë të lokalitetit arkeologjik në Dresnik të Klinës kanë bërë arkeologët që të nxjerrin një konstatim: Dresniku ishte rezidencë perandorake.

Në bazë të gjetjeve dhe krahasimit të tyre me rezidencat e tjera, arkeologët kanë ardhur në përfundim se ky lokalitet arkeologjik në afërsi të Klinës, ka shërbyer si rezidencë e një perandori të Perandorisë Romake, shkruan sot “Koha Ditore”. Se për cilin perandor bëhet fjalë, këtë ende nuk e dinë.

“I gjithë dizajni i vendbanimit asocion me një rezidencë perandorake siç është edhe muri rrethues monumental dhe raporti i tij me aulën apo sallën qendrore të pallatit të parë, por edhe me atë të dytit”, ka thënë Elvis Shala nga Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Arkeologu i cili sivjet udhëheq punimet së bashku me kolegun e tij, Masar Valla, ka thënë se në bazë të gërmimeve të këtij viti dhe planimetrisë, kanë arritur të vërtetojnë se cilit lloj i takon pallati i dytë. Strukturat e tij japin dëshmi se ka qenë i pajisur edhe me hypocaust apo ngrohje qendrore.

Sipas arkeologut Shala, pallati i dytë që gjendet jo larg të parit ka shërbyer për “Preatorin” dhe mund të quhet edhe si preatorium. Preatori ishte garda apo forcat mbrojtëse të perandorit. Sipas të dhënave historike, këto trupa të afërta të perandorit kanë shërbyer edhe si polici sekrete. Sipas Shalës, pallati shumëdhomash ishte hapësirë e këtyre trupave.

Në shtator të vitit 2014 mbetjet e zbuluara në lokalitetin e Dresnikut kanë dhënë indikacione që monumenti i gjetur daton qysh në shekujt e parë të erës së re dhe cilësohet të jetë tejet i veçantë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...