“O sa mirë” sonte ekskluzivisht në KTV [video]

30 Tetor 2016 - 19:30      

Seriali i popullarizuar “O sa mirë” sezonin e tretë do ta nisë ekskluzivisht në Kohavision.

Derisa kornizat bazë mbi të cilat seriali është krijuar do të ruhen, do të vazhdojë t'i shoqërojë adhuruesit e tij çdo të diele nga ora 20:00 vetëm në ekranin e KTV-së.

Treshja e famshme humoristike “Stupcat” do të jenë një nga risitë e sezonit të tretë të serialit komik “O sa mirë”.

Ky sezon i ri i serialit, që ka për bazë kolegjin, në të cilin studiojnë disa “studentë” nga të gjitha trevat shqiptare, ka pësuar një varg ndryshimesh, si në strukturën organizative, po ashtu dhe të personazheve. Nga seriali, që ka arritur deri tani në tetëdhjetë e pesë episode, janë larguar disa aktorë, ndërsa është freskuar me disa të tjerë.

Sipas producentit të programit në Kohavision, ndryshimet e reja, njëherësh edhe lëvizjet që kanë ndodhur me kastën e aktorëve në këtë serial, vetëm sa do t’ia shtojnë shikueshmërinë.

“O sa mirë”, i krijuar nga Ard Islami në vitin 2013, mbledh aktorë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, duke sjellë personazhe që përmes shakave dhe batutave të ndryshme paraqesin të folmen dhe zakonet e gati secilit rajon, megjithëse gjithmonë duke parodizuar.

Sipas Selimajt, ky serial vetëm sa do ta pasurojë skenën programore të Kohavisionit.

“Në kuadër të pasurimit të skemës programore të KTV-së na vjen mirë që në sezonin e ri televiziv 2016/17 Kohavisioni për shikuesit e vet krahas serialeve të huaja të suksesshme të cilat kanë shënuar sukses dhe shikueshmëri të lartë edhe në Kosovës sjellim një prej prodhimeve më cilësore në ekranet shqiptare, serialin televiziv ‘O sa mirë’”, ka thënë Selimaj për serialin ku Fuka, Misini, Fahrushi, Shkupi, Preshevari, Arbnori, Turku e Sasa janë disa prej personazheve të këtij seriali, që do t’i vërë në përballje gjatë tërë këtij sezoni skenaristi Ard Islami, kurse regjinë do ta realizojë Valter Lucaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...