“Doctor Strange” në udhëtim mistik

30 Tetor 2016 - 21:11      

Në një sekuencë të “Doctor Strange” - është në trilerin e tij, por ata që duan t’u ikin paralajmërimeve të mos e shikojnë - Mordo (Chiwetel Ejiofor) ia dorëzon Strangeit (Benedict Cumberbatch) një letër ku është shkruar fjala “Shamballa”.

Tingëllon si mistike por në fakt është fjalëkalimi i internetit. Fatmirësisht “Doctor Strange” sjell shumë ironi të tilla.

Filmi më alternativ i atyre që quhen “marvel” - një personazh që kalon në misticizëm dhe ushqehet nga krijuesit e asaj bote duke sjellë sasi të mëdha të acidit - mund të ketë qenë shumë larg prej universit të filmave “marvel”, shkruan “Wired”, transmeton “Koha Ditore”. Por në fakt është një prej krijimeve më të ndritshme vizualisht deri më tani nga “Marvel Studio”.

Është argëtues, i balancuar dhe me përmbajtje më të kënaqshme sesa ata të fundit të tipit të filmave që u mungon gjuha bombastike, siç janë “Ant-Man” dhe “Captain America”.

Strange është një neurokirurg të cilit pas një aksidenti me veturë i janë gjymtuar duart. Në kërkim të trajtimit mjekësor ai përfundon në Nepal, duke studiuar nën udhëheqjen mistike të Ancient One (Tilda Swinton).

Kjo është ekuivalente me përtypjen e pilulës së kuqe: Ancient One shpalos botën e dimensioneve infinite të formave dhe planeve astrale në një prej sekuencave më të ndritshme vizualisht, gjë që nuk është parë në asnjë film tjetër këtë vit.

Për të krijuar efekte në sekuencat e “Doctor Strange” dikush vetëm mund të imagjinojë regjisorin Scott Derrickson duke shikuar me kënaqësi katalogun e Christopher Nolan – ndryshimi i realitetit tek “Inception” plus piroteknika në hapësirë në aktin final të “Interstellar” – derisa rrit dozën për të arritur në pikën më të lartë.

Kjo është mjaft e fuqishme. Është fer të thuhet se ka sekuenca në “Doctor Strange” që askush nuk i ka shfrytëzuar për zbulime me “CGI”, madje as Nolan. Qytetet dhe korridoret nuk paraqiten të thyeshme, të kristalizuara dhe të shpërndara... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...