30 Tetor 2016 - 19:05
“Kam thënë se jam i gatshëm të vdes”, i kishte thënë ai audiencës në ndejën për studio-albumin e tij të 14-të në Los Angeles. “Dhe mendoj se e kam ekzagjeruar, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Gjithmonë kam qenë i prirë të dramatizoj për veten. Pretendoj të jetoj përgjithmonë”.
Fjalët origjinale të tij rreth që qenit gati të vdesë kishin shkuar në profilin e “New Yorker”, dhe erdhën si shok për të gjithë qëkur imazhi i Cohen ishte ngrirë në momentin kur ai ishte larguar nga skena e “Vector Arena” në dhjetor të vitit 2013, që ishte thënë se do të jetë performanca e tij e fundit live: një xhentëlmen i cili duket se bashkë me moshën e tij 79-vjeçare dhe rigorozitetin që nga viti 2008 realizoi turneun që shkoi jashtëzakonisht mirë.
Ishte një imazh të cilin albumi i tij i vitit 2014 “Popula Problems” bëri shumë pak që ta neutralizojë - ashtu siç është thënë se ky album është lansuar si asnjë tjetër, bazuar në intervistat në të cilat Cohen foli për krijimin e këngëve si rezultat i qindra koncerteve – por ja ku është, pas dy vitesh, ndoshta më i brishtë se më parë dhe duke përdorur frazat si: “kur isha i shëndetshëm”.
Në fillim të këtij viti ai i kishte thënë partneres dhe muzës së tij që po vdiste, Marianne Ihlen: “Mendoj se shumë shpejt do të vij pas teje”. Është e qartë se përse Cohen po mundohet të thotë se “You Want It Darker” është njëlloj testamenti i tij muzikor... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...