Fituesi i “Man Booker” me veprën e refuzuar 18 herë

30 Tetor 2016 - 15:01      

Paul Beatty është amerikani i parë që mori çmimin “Man Booker”, pasi që vitin e kaluar ndryshoi rregulli dhe tash autorë me tjetër nacionalitet mund të jenë fitues të shpërblimit prej 56 mijë eurosh, për aq sa shkruajnë në anglisht dhe botohen në Britani të Madhe. Por libri i tij nuk u botua në Britani.

Beatty e konsideron romanin e tij të “vështirë për t’u shitur” nga botuesit britanikë. Romani i tij i zhurmshëm, lirik e poetik, ishte refuzuar 18 herë nga botuesit, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe më pas, në fund, një shtëpi e pavarur botuese e quajtur “Oneworld”, e themeluar në vitin 1986, e mori përsipër botimin e tij.

Kjo kompani po feston arritjet e pazakonta të njëpasnjëshme te “Man Booker”, sepse qe po ajo që botoi edhe librin fitues të vitit të kaluar “A Historry of Seven Killings” të Marlon James.

“Është e çuditshme për mua”, thotë Beatty, (54). Në paraditen kur e ka marrë çmimin shkrimtari që jeton në New York, por i lindur në Los Angeles,ka qenë pak i lodhur, disi i përgjumur dhe me ngurrim ka folur për veprën e tij.

“Mendoj se është libër i mirë. Isha duke menduar ‘përse? për çfarë bëhet fjalë?’. Dhe nuk kisha rehati kur mendoja përse nuk arrija të bëja një marrëveshje për botim. E lëndoja veten. Mendoja, vërtet ende duhet pritur? Ndoshta mendoja se libri nuk do të shitej”.

Ai megjithatë nuk e kishte ndërmend të tërhiqej, por dyshonte se botuesit mund ta kenë konsideruar materialin të ashpër, shumë konvencional, të pazakonshëm - dhe përkundër të gjithave, shumë të errët në një mënyrë të padefinuar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...