Foto: Koha

“Zonja Ndihmëtare” mbi themelet e vlerave dhe historisë

30 Tetor 2016 - 13:00      

Kishin kaluar tashmë disa decenie nga Reformat e Tanzimatit, dhe në territoret që kontrolloheshin nga Perandoria Osmane, gjithnjë në rënie të fuqisë, ishin krijuar kushte për rindërtimin, restaurimin a ndërtimin e tërësishëm të kishave të reja. Në anën tjetër, rrethanat politike e favorizonin Prizrenin si qytet të përbashkimit të shqiptarëve.

Ishte viti 1868, kur do të hartohej plani për rindërtimin e katedrales në Prizren. Vetëm dy vjet punë do të duheshin për ndërtimin e godinës së madhe të “Zonjës Ndihmëtare”, që do të vihej mbi themelet e dy kishave shumë më të moçme, paleokristiane.

E sa për të përbrendësuar frymën e Rilindjes Kombëtare, në pjesën e korit të Kishës është vënë figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkruan sot “Koha Ditore”. Është rast unik i një figure të tillë në një objekt kulti fetar. Pikturat e mahnitshme të stilit perëndimor, e që po ashtu janë unike për Kosovën, u përfunduan pikërisht në vitin e Lidhjes së Prizrenit, 1878.

Rrugëtimi i saj gjatë më shumë se një shekull ka njohur lavdi, e njihet edhe si themeluese e rojtare e shkollës shqipe.

Aty mësuan edhe vajzat, derisa është edhe themeluese e çerdhes për fëmijë qysh në vitet e para të shekullit XX. Por kompleksi i kishës ka njohur edhe sfidat, si ajo pas Luftës së Dytë Botërore, që gati sa s’e shkatërroi tërësisht monumentin. Iu bë një restaurim, që për prijësit e sotëm të këtij objekti ishte sa për sy e faqe.

Në anën tjetër, ka besimtarë që deklarojnë se pikërisht restaurimi i tanishëm, që ka nisur që nga viti 2012, ia humbi ngrohtësinë që e karakterizonte... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...